“Mos më çaj…”/ Shpërthen konflikti në “Ferma VIP”, përplasje e ashpër mes Ilirit dhe Mozës...(video)

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Tensionet në “Ferma VIP” kanë dalë jashtë kontrollit, duke sjellë një debat të fortë mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit (Moza), që ka surprizuar banorët dhe publikun.

Gjithçka nisi pas disa komenteve thumbuese të Mozës, e cila fillimisht ironizoi Sarën duke e quajtur “të shëndoshë”, ndërsa më pas u përfshi direkt në debat me Ilirin. Reagimi i këtij të fundit ishte i menjëhershëm dhe mjaft i ashpër.

Mami s’të bën derman”, iu drejtua Iliri Mozës gjatë përplasjes, ndërsa situata u tensionua edhe më shumë me tone kërcënuese dhe batuta ironike nga të dyja palët.

Debati vijoi me akuza dhe kundërpërgjigje të forta, ku Iliri paralajmëroi Mozën të kishte kujdes me fjalët, ndërsa ajo ia ktheu duke i thënë se nuk i bënte aspak përshtypje ajo që ai thoshte.

Instagram Reel
DYuHKlbkg3Q

Përplasja mes dy banorëve është kthyer menjëherë në një nga momentet më të komentuara të spektaklit, duke ndezur rrjetin dhe fansat e formatit.