Mori fund misteri? Xhodi Skura flet për herë të parë për raportin me Krist Aliaj...

Mori fund misteri? Xhodi Skura flet për herë të parë për raportin me Krist Aliaj...

Pas muajsh spekulimesh, Xhodi Skura ka folur për herë të parë publikisht për raportin e saj me ish-banorin e “Big Brother VIP Albania”, Krist Aliaj Dragot, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se mes tyre ka lindur një romancë.

Thashethemet nisën menjëherë pas përfundimit të spektaklit, kur të dy publikonin vazhdimisht foto nga të njëjtat destinacione, pa u shfaqur asnjëherë bashkë në të njëjtën fotografi. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk kishte reaguar deri më tani.

E ftuar në emisionin “Top Arena”, Xhodi u përball me pyetjen e drejtpërdrejtë nëse është në një lidhje me Kristin. Me një buzëqeshje, ajo u përgjigj:

“Përderisa është përfolur kaq shumë, diçka zihet aty.”

Megjithatë, modelja theksoi se dëshiron ta mbajë jetën private larg vëmendjes së publikut.

“Dua të rezervohem shumë për jetën time. Jam bërë pjesë e televizionit dhe e showbizit, por mami më ka thënë ta ruaj më shumë dashurinë për veten time. Në fund të ditës, ajo që është e imja, dua të mbetet e imja dhe ta ndaj vetëm kur ta ndiej unë.”

Gjatë intervistës, Xhodi Skura foli edhe për partnerin ideal, duke theksuar se ai duhet ta mbështesë sidomos në momentet më të vështira të jetës.

Në fund, moderatorja e pyeti me humor nëse e preferon partnerin me flokë të gjata apo të shkurtra, një referencë e qartë për Krist Aliaj Dragot. Përgjigjja e saj shkaktoi të qeshura në studio:

E dua tullac!

Edhe pse nuk e tha hapur se është në një lidhje me Krist Aliaj Dragot, deklaratat e Xhodi Skurës janë interpretuar nga shumë ndjekës si konfirmimi më i fortë deri tani se mes tyre ekziston diçka më shumë se miqësi.