Ish-finalisti i Big Brother VIP Albania, Miri, ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në Top Albania Radio, ku komentoi marrëdhëniet e krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Këngëtari u ndal veçanërisht te çiftet Selin – Gimbo dhe Mateo – Brikena, për të cilët u shpreh se po e përdorin romancën si mënyrë për të qëndruar në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit.
Sipas Mirit, këto lidhje nuk duken plotësisht spontane, por më tepër si një strategji për ekspozim publik dhe interes personal.
Gjatë intervistës, ai foli edhe për raportin e tij me Selin, duke zbuluar se pas daljes nga BBVA nuk kanë pasur më komunikim me njëri-tjetrin.
Megjithatë, Miri theksoi se nuk ka hatërmbetje dhe se nëse do të takoheshin rastësisht, do ta përshëndeste normalisht.
Ai rezervoi kritika edhe për Mateon, të cilin e cilësoi si një nga banorët më pak autentikë të këtij sezoni. Sipas tij, historia mes Mateos dhe Brikenës është përdorur si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, për të tërhequr vëmendje dhe për të qëndruar në fokusin e publikut.




