Megi Pojani ka surprizuar ndjekësit e saj me një ndryshim të dukshëm në pamje, duke eksperimentuar sërish me look-un e saj.
Moderatorja ka ndarë në Instagram disa fotografi ku shfaqet me flokë ngjyrë karrotë, një zgjedhje krejt ndryshe nga flokët e errët me të cilët publiku është mësuar ta shohë.
Look-u i ri nuk ka kaluar aspak pa u vënë re. Fotot kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë mbushur komentet me komplimente për paraqitjen e saj të re.
Madje, disa prej tyre kanë bërë edhe krahasime me një personazh superhero, duke e cilësuar ndryshimin e moderatores si mjaft të veçantë.
E njohur për eksperimentet e saj me stilin dhe pamjen, Megi duket se ka zgjedhur edhe këtë herë të surprizojë publikun. Flokët ngjyrë karrotë i kanë dhënë një tjetër dimension look-ut të saj dhe kanë ndezur menjëherë reagimet në rrjetet sociale.




