Lidhja mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit duket se po forcohet edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 5, ndërsa dyshja kanë tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimet e fundit.
Të dy kanë ndarë momente nga pushimet në jug të Shqipërisë, duke lënë të kuptohet se po kalojnë kohë së bashku edhe larg kamerave. Në një nga fotografitë e publikuara, Mateo dhe Brikena shfaqen të relaksuar, ndërsa ai e ka shoqëruar imazhin me përshkrimin e shkurtër: “Jetë”.

Mateo Borri via Instagram Story
Postimi ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë parë si një tjetër konfirmim se marrëdhënia e tyre vazhdon edhe jashtë formatit televiziv.
Mateo dhe Brikena u njohën dhe u afruan gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 5, ku raporti i tyre nisi të krijohej para publikut. Pas përfundimit të spektaklit, ata kanë vijuar të shfaqen pranë njëri-tjetrit dhe kanë folur hapur për historinë e tyre edhe në një program sportiv.
Edhe pse romanca e tyre lindi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, dyshja duket se po e jetojnë lidhjen edhe në përditshmëri, duke ndarë momente të veçanta dhe duke shijuar pushimet së bashku.
Ndërkohë, përveç kësaj periudhe relaksi, Mateo Borri mbetet i angazhuar edhe me projektet e tij në muzikë, ndërsa fansat presin të shohin se çfarë do të sjellë në vazhdim si në karrierë, ashtu edhe në jetën personale.




