Pas një periudhe të mbushur me ulje-ngritje, Mateo Borri dhe Brikena Selmani duket se kanë lënë pas keqkuptimet dhe po shijojnë sërish historinë e tyre të dashurisë.
Dyshja, e cila u njoh gjatë aventurës në “Big Brother VIP Albania 5”, kishte konfirmuar më herët ndarjen. Megjithatë, gjithçka mori një kthesë gjatë një puntate të “Top Arena”, ku Mateo i bëri një surprizë Brikenës, duke çuar në ribashkimin e tyre.
Tashmë, me përfundimin e angazhimeve televizive, çifti ka zgjedhur të kalojë pushimet verore në Turqi.
Ka qenë vetë Brikena ajo që ka ndarë në InstaStory një video ku shfaqet në momente të ëmbla dhe intime me Mateon, duke treguar se po shijojnë ditë relaksi larg zhurmës së përditshme.
Mateo Borri via Instagram Story
Më pas, ajo publikoi edhe një fotografi romantike krah ish-finalistit të “Big Brother VIP Albania 5”, postim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe u shoqërua me komente të shumta.
Pamjet e publikuara lënë të kuptohet se Mateo dhe Brikena po jetojnë një periudhë të qetë në marrëdhënien e tyre, duke i dhënë një tjetër shans dashurisë që lindi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.




