Mateo dhe Brikena i japin fund lidhjes? Veprimet e tyre në rrjet po flasin më shumë se fjalët…

Mateo dhe Brikena i japin fund lidhjes? Veprimet e tyre në rrjet po flasin më shumë se fjalët…

Historia e dashurisë mes Brikena Selmani dhe Mateo Borri duket se ka marrë një kthesë të papritur.

Çifti, i cili vetëm pak kohë më parë ishte në qendër të vëmendjes për aludimet mbi një martesë të fshehtë pas paraqitjes së unazave në She’s On Top, tashmë po përflitet për një ndarje.

Dyshimet nisën pasi të dy vendosën të fshijnë nga rrjetet sociale të gjitha fotot dhe kujtimet e përbashkëta.

Por jo vetëm kaq, Brikena Selmani dhe Mateo Borri nuk ndiqen më as në Instagram, duke shtuar bindjen e fansave se marrëdhënia mes tyre ka marrë fund.

Ajo që i “vulosi” edhe më shumë aludimet ishte postimi i fundit i Brikenës në Instastory.

Modelja publikoi një sfond të zi të shoqëruar vetëm me një emoji zemre të thyer, pa asnjë shpjegim tjetër, duke lënë të kuptohet se po kalon një moment emocionalisht të vështirë.

Brikena Selmani via Instagram Story

Deri tani, as Brikena Selmani dhe as Mateo Borri nuk kanë reaguar publikisht për të treguar çfarë ndodhi mes tyre apo cili ishte shkaku i krisjes së raportit.