Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy “pushtojnë” Milano Fashion Week, çifti shkëlqen në sfilatën e Elisabetta Franchi

Ghetto Geasy via Tik Tok
Ghetto Geasy via Tik Tok

Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy kanë tërhequr vëmendjen në Milano Fashion Week, ku çifti u shfaq krah njëri-tjetrit në sfilatën e Elisabetta Franchi.

Moderatorja dhe sipërmarrësja shqiptare zgjodhi për këtë event një fustan tërësisht të zi, elegant dhe mjaft të veçantë. Pjesa e sipërme ishte e ngushtë dhe me jakë të lartë, ndërsa fundi dallohej për volumin dramatik, shtresat me pala dhe detajet e fryra.

Instagram Post
DdwnXa6CI0O

Marina e kompletoi look-un me syze të zeza, flokët biondë të mbledhur dhe buzëkuq të kuq, duke krijuar një paraqitje elegante dhe glam.

Në krah të saj ishte bashkëshorti, reperi i njohur Ghetto Geasy, i cili kishte zgjedhur një kostum në ngjyrë bezhë, të kombinuar me një bluzë bordo, këpucë kafe dhe syze me xhama në nuancë amber.

Instagram Reel
Ddt1DY8INqk

Çifti mbërriti dorë për dore në event, duke pozuar mes fotografëve dhe të ftuarve të Fashion Week.

Dalja e tyre në një prej eventeve më të rëndësishme të modës në Milano solli një tjetër paraqitje elegante të çiftit, ndërsa Marina dhe Ghetto Geasy u bënë pjesë e atmosferës së mbushur me figura të njohura të modës dhe showbiz-it ndërkombëtar.