Largim i papritur nga Ferma VIP – Jonida Maliqi braktis garën në mes të natës...

"Ferma Vip"/Vizion Plus via Instagram
"Ferma Vip"/Vizion Plus via Instagram

Një ngjarje e papritur ka tronditur “Ferma VIP”, ku këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka vendosur të largohet përfundimisht nga gara.

Pas përfundimit të spektaklit “Prime”, ajo është parë gjatë natës duke mbledhur sendet personale dhe duke u larguar nga ambientet e fermës, në një moment që ka surprizuar si banorët, ashtu edhe publikun.

Instagram Reel
DXGEC9wDRRh

Deri tani nuk ka një shpjegim zyrtar për këtë vendim të menjëhershëm, por situata ka ngritur shumë pikëpyetje mbi arsyet e largimit të saj.

Ndërkohë, disa nga fermerët e tjerë kanë reaguar me nota ironie, duke lënë të kuptohet se një nga sfidat e fundit mund të ketë ndikuar në këtë vendim.

Mbetet për t’u parë në vijim nëse Jonida do të japë një sqarim publik për këtë largim të papritur dhe çfarë fshihet realisht pas këtij vendimi.