Tensionet në Ferma VIP kanë shpërthyer gjatë orëve të vona të natës, ku një debat mes banorëve është kthyer në një përplasje të fortë verbale që ka tronditur publikun.
Në qendër të situatës ka qenë Zhaku, e cila humbi qetësinë dhe shpërtheu me tone të larta e gjuhë të rëndë përballë fermerëve të tjerë. Teksa diskutimi agravonte, ajo shprehu hapur pakënaqësinë për eksperiencën në fermë, duke deklaruar se kishte lënë pas momentet e saj personale për t’u bërë pjesë e formatit.
Por ajo që ndezi menjëherë rrjetin ishte momenti kur Zhaku iu drejtua Mozës me fjalë fyese dhe komente denigruese, duke e çuar debatin në një tjetër nivel. Reagimi i saj ka shkaktuar valë komentesh në rrjetet sociale, ku ndjekësit po kërkojnë masa nga produksioni për sjelljen e saj.
Pamjet e incidentit po qarkullojnë me shpejtësi online, ndërsa publiku pret të shohë nëse kjo situatë do të pasohet me ndëshkim apo edhe një vendim drastik nga produksioni i spektaklit.




