Dalja e papritur e Akilit nga “Ferma VIP 3” vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara, ndërsa një video që po shpërndahet gjerësisht në rrjet ka shtuar edhe më shumë pikëpyetje rreth asaj që ka ndodhur realisht.
Në qendër të vëmendjes është vendosur Jonida Maliqi, e cila në një bisedë me banorët ka lënë të kuptohet se mund të ketë pasur ndikim në largimin e tij dhe nuk e ka fshehur kënaqësinë për këtë zhvillim.
Në një moment të filmuar brenda fermës, ajo dëgjohet duke ndarë disa detaje që kanë ngritur dyshime. Këngëtarja përmend një komunikim me Ilir Shaqiri dhe, përmes reagimeve dhe mimikave, tregon qartë se e ka pritur pozitivisht eliminimin e Akilit.
Këto deklarata kanë shtuar dyshimet mbi prapaskenat e këtij eliminimi, sidomos duke parë edhe mungesën e menjëhershme të reagimeve nga Akili në rrjetet sociale pas daljes së tij.
Pas rreth 24 orësh heshtje, ai reagoi përmes një InstaStory, duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen dhe duke lënë të kuptohet se ende nuk ka treguar gjithçka: ai premtoi se në një moment tjetër do të flasë më hapur për arsyet e largimit.
Kombinimi i kësaj deklarate me videon që po qarkullon ka bërë që një pjesë e publikut të dyshojë se eliminimi nuk ka qenë thjesht rezultat i një televotimi të zakonshëm.
Tani, vëmendja është përqendruar te reagimi i ardhshëm i Akilit, i cili pritet të sqarojë nëse prapa largimit të tij ka pasur ndikime nga banorët e tjerë apo jo.




