Joz Marku është rikthyer në skenë pas ditëve të fundit, gjatë të cilave emri i tij ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjes fizike me Edi Kuçin.
Këngëtari ka performuar mbrëmjen e djeshme në Kukës, por një moment i veçantë gjatë koncertit ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe të rrjeteve sociale.
Teksa Jozi ndodhej në skenë, disa persona që po e filmonin nga afër nisën të thërrisnin në kor: “Jozi, shpulla!”
Thirrjet duket se i referohen episodit të fundit me Edi Kuçin, i cili prej ditësh ka shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta në rrjet.
Fillimisht u raportua për një konflikt mes Jozit dhe Edit, ndërsa më pas u publikuan pamje të përplasjes fizike, ku Edi shihej i përfshirë në një konflikt me disa persona, mes tyre edhe Jozi.
Pas publikimit të videove, Edi reagoi në rrjetet sociale me mesazhin: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, duke pretenduar se kishte qenë i vetëm përballë një grupi personash.
Ndërkohë, në vëmendje u rikthye edhe një video e prillit 2025, në të cilën Edi përdorte tone të ashpra ndaj Jozit pas incidentit të këtij të fundit me Gjestin në “Big Brother VIP Albania 4”. Sipas raportimeve, deklaratat e atëhershme mund të kenë qenë pjesë e sfondit të konfliktit të fundit, megjithëse arsyet e plota të përplasjes nuk janë bërë të qarta.
Ngjarja ka sjellë reagime edhe nga personazhe të tjerë publikë, përfshirë Rogert Sterkajn dhe G-Banin.
Tashmë, duket se episodi i fundit po e ndjek Jozin edhe në skenë. Thirrjet “Jozi, shpulla!” gjatë performancës në Kukës janë filmuar nga të pranishmit dhe videoja ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale.




