“Vajzat e skandaleve”/ Neda Balluku shpërthen pas situatave në “Ferma VIP”: “Të gjithë i luten publikut”

“Vajzat e skandaleve”/ Neda Balluku shpërthen pas situatave në “Ferma VIP”: “Të gjithë i luten publikut”

Ish-opinionistja dhe moderatorja Neda Balluku ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke komentuar zhvillimet dhe debatet e fundit që kanë pushtuar spektaklin “Ferma VIP”.

Përmes një statusi të gjatë në Instagram, Neda analizoi dinamikat mes banoreve, duke bërë një krahasim të fortë mes atyre që i quajti “vajzat e skandaleve” dhe figurave që përpiqen të ruajnë profilin e intelektuales.

Në qendër të reagimit të saj ishte edhe Mimoza Ahmeti, të cilën Balluku e cilësoi si fituesen morale të këtij edicioni.

“Moza Ahmeti është fituese e padiskutueshme e këtij formati,” – shkroi ajo.

Më tej, Neda ngriti pyetje mbi mënyrën se si reality show-t ndikojnë te personazhet dhe mënyra si ata ndryshojnë përballë presionit të publikut dhe kamerave.

Sipas saj, pavarësisht diferencave që mund të kenë jashtë formatit, në fund të gjithë përfundojnë duke kërkuar miratimin e publikut.

“Vajzat e skandaleve e luftojnë botën siç është. Intelektualet siç do duhej të ishte. Por të dyja dalin të gjykuara,” – u shpreh Balluku.

Pjesa që mori më shumë vëmendje ishte kritika e saj ndaj figurave publike që, sipas saj, për vite janë përpjekur të distancohen nga masa, por brenda reality show-ve përfundojnë duke kërkuar votat dhe mbështetjen e po atij publiku.

“Atë të cilin, pas një jete që i tha ‘nuk të përkas’, sot i lutet: ‘më voto’!”

Reagimi i Nedës ka ndezur diskutime të shumta në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin analizën e saj dhe të tjerëve që e konsiderojnë një thumbim të drejtpërdrejtë ndaj disa prej protagonisteve të “Ferma VIP”.