“U rritsh me mua” – surpriza romantike e Brikenës për ditëlindjen e Mateos ‘shkrin’ rrjetin...

Brikena Selmani via Instagram Story
Brikena Selmani via Instagram Story

Rrugëtimi në “Big Brother VIP Albania 5” i solli deri në finale, por për Mateo Borri fitorja më e madhe duket se është dashuria.

Në ditëlindjen e tij, ai u surprizua në mënyrën më të bukur nga partnerja e tij Brikena Selmani, e cila i organizoi një moment romantik dhe të veçantë.

Në pamjet e ndara në Instagram, çifti shfaqet në një ambient luksoz dhe të ngrohtë, me dekor tullumbacesh bardhë e gold, pranë një pishine të ndriçuar nga qirinj, duke krijuar një atmosferë magjike.

Të veshur plot stil dhe me gota vere në duar, ata duken më të afërt se kurrë, duke rrezatuar lumturi dhe harmoni.

Por detaji që “shkrin” zemrat ishte mesazhi i Brikenës:

“U rritsh me mua ❤️💯”

Brikena Selmani via Instagram Story

Një fjali e thjeshtë, por me shumë domethënie, që fansat e kanë interpretuar si një shenjë të qartë se marrëdhënia e tyre po shkon drejt një angazhimi serioz.

Duket se romanca e nisur brenda shtëpisë nuk ishte thjesht një histori televizive, por një lidhje që po forcohet çdo ditë edhe jashtë kamerave.