Tronditje në “Ferma VIP”/ Vanesa largohet mes lotësh, ndërsa hyrja e Klevisës ndez menjëherë dyshimet për një romancë me Indrin!

“Ferma Vip” - Vizion Plus
“Ferma Vip” - Vizion Plus

Një natë plot emocione, debatë dhe zhvillime të papritura ka trazuar sërish atmosferën në “Ferma VIP”. Pas një rrugëtimi të gjatë dhe shumë momentesh të forta në reality show, Vanesa është eliminuar përfundimisht nga gara, duke lënë pas lot dhe emocione të forta.

Lamtumira mes saj dhe Indrit ishte tepër prekëse, pasi të dy nuk arritën të përmbanin emocionet gjatë përshëndetjes së fundit.

Por menjëherë pas largimit të Vanesës, loja mori një kthesë të fortë me hyrjen e dy banorëve të rinj, Sorginit dhe Klevisës. Ishte pikërisht kjo e fundit që tërhoqi menjëherë vëmendjen me një veprim që po komentohet kudo.

Teksa priste të hynte në fermë, Klevisa kërkoi në mënyrë të drejtpërdrejtë që të shoqërohej nga Indri, vetëm pak çaste pasi partnerja e tij ishte larguar nga shtëpia.

Instagram Reel
DYYKEUpgWFy

Ky veprim ka ngritur menjëherë dyshime për një strategji të fortë loje, por edhe për një raport që mund të krijojë dinamika të reja brenda fermës. Tani të gjithë pyesin: A do të nisë një romancë e re mes Indrit dhe Klevisës? Atmosfera në “Ferma VIP” duket se sapo është ndezur edhe më shumë.