Raporti mes Brikenës dhe Mateos vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ashtu edhe jashtë saj.
Së fundmi, një reagim publik ka ardhur nga një familjare e Brikenës, e cila ka zgjedhur të flasë hapur për këtë marrëdhënie. Në një lidhje telefonike në emisionin Goca dhe Gra, ajo u pyet nëse kishte një këshillë për Mateon.
Në vend të një paralajmërimi apo rezerve, tezja e Brikenës shprehu mbështetje të plotë për çiftin, duke treguar se e mirëpret lidhjen e tyre. Ajo uroi që marrëdhënia e tyre të jetë e gjatë dhe e lumtur, duke shpresuar që ata të qëndrojnë bashkë edhe pas përfundimit të spektaklit.
Ky reagim shihet si një “bekim” nga familja, duke lënë të kuptohet se afrimiteti mes tyre është pritur pozitivisht dhe me dëshirën që të vazhdojë edhe jashtë reality show-t.




