Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë tërhequr vëmendjen e publikut gjatë një performance të përbashkët, pas një momenti të veçantë që ndodhi në skenë.
Teksa dy artistët ndodheshin përballë publikut, Ledri iu drejtua Xhensilës me fjalët “Të dua”, duke shkaktuar reagime nga të pranishmit. Momenti është filmuar dhe më pas është shpërndarë në rrjetet sociale.
Xhensila e priti deklaratën e reperit me buzëqeshje, ndërsa vetëm pak sekonda nga performanca kanë mjaftuar që videoja të tërheqë vëmendjen e ndjekësve.
Ky moment i ri ka rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes aludimet për një romancë mes dy artistëve, të cilat kanë qarkulluar prej kohësh në rrjet.
Megjithatë, Ledri dhe Xhensila nuk kanë konfirmuar publikisht një lidhje mes tyre, duke e lënë situatën të hapur për interpretime.
A ishte thjesht një moment artistik mes dy kolegësh, apo “Të dua” e Ledrit fsheh diçka më shumë?




