Duket se një bashkëpunim i ri muzikor mes dy emrave të njohur mund të jetë më pranë se sa mendohej. Tayna dhe reperi me famë ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Gashi, kanë nxitur dyshimet për një projekt të përbashkët përmes një shkëmbimi komentesh në rrjetet sociale.
Gjithçka nisi pasi Tayna e uroi Gashin për ditëlindje, duke i shkruar: “Happy birthdayyyy ❤️”.
Përgjigjja e reperit nuk kaloi pa u vënë re. Gashi iu përgjigj: “Mendoj se është koha t'jua publikojmë këngën, faleminderit boo”, duke lënë të kuptohet se dy artistët mund të kenë regjistruar tashmë një këngë së bashku.

Komentit i tij i është kushtuar menjëherë vëmendje nga ndjekësit, të cilët kanë nisur të spekulojnë se projekti mund të publikohet së shpejti.
Deri tani, as Tayna dhe as Gashi nuk kanë konfirmuar zyrtarisht detajet e bashkëpunimit dhe nuk kanë bërë të ditur një datë të mundshme publikimi.
Megjithatë, deklarata e Gashit ka mjaftuar për të rritur kureshtjen e fansave, të cilët tashmë presin të zbulojnë se çfarë kanë përgatitur dy artistët shqiptarë.




