Teksa afrohet starti i edicionit të tretë të “Ferma VIP”, kanë nisur të qarkullojnë emra të rinj që mund të bëhen pjesë e kastit, dhe duket se lista nuk përputhet me pritshmëritë e publikut. Në vend të disa figurave të përfolura më herët, burime të ndryshme tregojnë për një përzierje personazhesh nga fusha të ndryshme të showbiz-it, rrjeteve sociale dhe artit.
Në mesin e emrave që po qarkullojnë përmenden: Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, aktori Elvis Pupa dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti.
Pjesë e kastit aludohet të jenë edhe Sara Karaj, Romir Zalla, Vanesa Sono, Adi Pula, DJ Rafaela DJ, Blerina Bajko, Gona Sina, Gresa Sekiraqa, Beni Vacaj, Malbora Gurra, Kuba, Fabiola Elezaj, Xhesi Loci, Akil Vardi dhe Indri Shiroka.
Sezoni i ri i “Ferma VIP” pritet të sjellë jo vetëm konkurrentë të rinj, por edhe dinamika të forta, sfida të ndryshme dhe përballje që mund të ndryshojnë rrjedhën e lojës që në javët e para.




