Surprizë në BBVK5, muzikanti konfirmon hyrjen: “Vitin e kaluar nuk u dakorduam për pagesën”

Surprizë në BBVK5, muzikanti konfirmon hyrjen: “Vitin e kaluar nuk u dakorduam për pagesën”

Një tjetër emër i njohur pritet t’i bashkohet “Big Brother VIP Kosova 5”, teksa muzikanti dhe kitaristi Shefqet Hoxha, i njohur si Sheki, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në edicionin e pestë të reality show-t.

Pjesëmarrja në BBVK nuk është një ofertë e re për muzikantin. Sheki ka treguar se ishte kontaktuar edhe për edicionin e kaluar, por në atë kohë nuk kishte arritur marrëveshje me produksionin.

Këtë vit, situata ka ndryshuar dhe ai ka konfirmuar në një intervistë për ATV se do të jetë pjesë e garës.

“Po, do të jem. Vitin e kaluar më kanë ftuar, nuk jemi dakorduar, sivjet u dakorduam edhe do të më shihni”, ka deklaruar Sheki.

Një tjetër detaj interesant është se muzikanti thotë se nuk ka parë asnjë episod të “Big Brother”, ndaj hyrjen në shtëpi do ta bëjë pa një strategji të ndërtuar paraprakisht.

“Asnjë episod nuk e kam shikuar”, ka treguar ai.

Por duket se një rol të rëndësishëm në vendimin për të pranuar ftesën ka luajtur edhe pagesa. Sheki ka pranuar se ky ishte një nga faktorët që ndikoi në marrëveshjen me produksionin.

“Njëra nga arsyet ishte pagesa, pagesa ishte qendrore. Sa do të qëndroj aty do të shohim. Hiç nuk e di, asgjë nuk kam. Do të shkoj me spontanitet të jetës”, është shprehur Hoxha.

Instagram Reel
DeJWQ8cKUDs

Kështu, Sheki pritet të hyjë në BBVK5 pa një plan të përcaktuar për lojën dhe pa e ditur se sa gjatë do të qëndrojë në shtëpi, duke thënë se do ta përjetojë eksperiencën në mënyrë spontane.