Labinot Rexha, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova 4”, ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke ngritur akuza ndaj Klodian Mihajt dhe marrëdhënies së tij me Elijonën.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rexha ka pretenduar se Klodi e ka tradhtuar Elijonën dhe se personi me të cilin dyshohet se ka ndodhur tradhtia është një mashkull.
“Si nuk të vjen turp Klodian Mihaj me tradhtu një vajzë 19-vjeçe me një mashkull?”, shkroi ndër të tjera Labinot Rexha në përshkrimin e videos.
Megjithatë, bëhet fjalë për pretendime të Labinot Rexhës, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike prova që t'i vërtetojnë këto akuza. Klodi nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratave.
Por ish-banori nuk u ndal vetëm te Klodiani. Në të njëjtin reagim, ai paralajmëroi se shumë shpejt do të publikojë të tjera informacione edhe për Londrim Mekajn, fituesin e “Big Brother VIP Kosova 4”.
“Pritni bombën e radhës dhe për Londrimin, para se me hy në Big, me kon ka banu, me cilin mashkull!”, deklaroi Rexha.
Deklaratat e tij vijnë në një periudhë kur marrëdhënia e Klodit dhe Elijonës është komentuar në rrjet, veçanërisht për shkak të mungesës së daljeve të tyre të përbashkëta. Pak kohë më parë u përhapën edhe aludime për një krizë në çift, të cilat u kundërshtuan publikisht nga Olti Curri.
Deri në këtë moment, Klodi dhe Elijona nuk kanë konfirmuar ndarjen, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për pretendimin e bërë nga Labinot Rexha.
Kujdes: Akuzat e mësipërme janë pretendime të bëra publikisht nga Rexha dhe nuk janë të konfirmuara në mënyrë të pavarur.




