Sara Gjordeni emocionohet nga surpriza e Eglit: “Të duam shumë edhe ne”

Sara Gjordeni emocionohet nga surpriza e Eglit: “Të duam shumë edhe ne”

Egli Tako ka surprizuar Sara Gjordeni me një gjest plot dashuri në një nga periudhat më të ndjeshme të jetës së saj.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania ndau në Instagram një buqetë të madhe me lule dhe një kartolinë emocionuese që kishte marrë nga Egli, ndërsa e falënderoi publikisht me fjalët:

“Të duam shumë edhe ne.”

Postimi u shoqërua me një zemër jeshile dhe mori menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët u emocionuan nga raporti i afërt mes dy vajzave.

Sara Gjordeni via Instagram Story

Ky moment vjen vetëm pak ditë pasi Sara Gjordeni zbuloi publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmin e ëmbël ajo e dha gjatë episodit të parë të She’s On Top.

Sara ka treguar gjithashtu se kjo shtatzëni nuk po kalon lehtë për të, duke pranuar në rrjetet sociale se po përballet me lodhje dhe vështirësi fizike gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë, ajo ka qetësuar fansat duke theksuar se bebushi është mirë dhe po monitorohet me kujdes.

Surpriza nga Egli Tako është komentuar gjerësisht online, me ndjekësit që po vlerësojnë mbështetjen dhe dashurinë që vajzat po tregojnë ndaj njëra-tjetrës në këtë moment të rëndësishëm për Sarën.