Rrjeti shpërthen pas deklaratës: Lidhje e dyshimtë mes Rogertit dhe sponsorit të BBV??

Rrjeti shpërthen pas deklaratës: Lidhje e dyshimtë mes Rogertit dhe sponsorit të BBV??

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Albania”, Elton Tozaj, ka bërë deklarata të forta lidhur me lojën e banorit aktual Rogert.

Në një intervistë të fundit, Tozaj ka folur hapur për atë që e konsideron një trajtim të favorizuar ndaj Rogertit nga produksioni, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po menaxhohen rregullat dhe situatat brenda shtëpisë. Sipas tij, disa masa disiplinore, si paralajmërimet apo “zarfet e zinj”, nuk janë aplikuar në të njëjtën mënyrë në rastin e këtij konkurrenti.

Ai ka shkuar më tej duke bërë një deklaratë që ka ngjallur shumë reagime në rrjet, duke u shprehur se kjo nuk është thjesht një supozim:

“E kam të vërtetuar. Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother.”

Këto deklarata kanë ndezur diskutime mes ndjekësve të formatit, duke shtuar edhe më shumë debatet rreth transparencës dhe mbarëvajtjes së lojës në këtë edicion të spekta