Reagon Kida pas festimit të ditëlindjes së Luanës në dasmën e saj, ja veprimi që bëri këngëtarja...

Reagon Kida pas festimit të ditëlindjes së Luanës në dasmën e saj, ja veprimi që bëri këngëtarja...

Një moment nga dasma e Kidës dhe Ajbit në Romë u komentua gjerësisht në rrjet, pasi Luana Vjollca u surprizua nga miqtë e saj me një urim për ditëlindje gjatë festës së çiftit.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, të pranishmit shfaqen duke i kënduar Luanës “Shumë urime për ty”, ndërsa ky moment shkaktoi reagime të ndryshme. Disa ndjekës e konsideruan të papërshtatshëm festimin e ditëlindjes gjatë një dasme, duke argumentuar se vëmendja duhet të ishte te çifti.

Por tashmë duket se vetë Kida ka dhënë një sinjal lidhur me situatën.

Luana ka publikuar një tjetër moment nga ceremonia, ku shfaqen Kida dhe Ajbi, duke i dedikuar çiftit një urim të përzemërt:

Më e lumtura e kësaj bote për ju të dy!!! Të trashëgoheni e ju pafsha tërë jetën me sy që shkëlqejnë kaq shumë”.

Luana Vjollca via Instagram Story

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është veprimi i Kidës, e cila ka rishpërndarë në Story urimin e Luanës.

Ky veprim duket se tregon se mes dy artisteve nuk ka ndonjë hatërmbetje lidhur me momentin që u komentua gjatë mbrëmjes. Kida nuk ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për diskutimet në rrjet, por rishpërndarja e urimit të Luanës është një sinjal i qartë se ajo e ka pritur pozitivisht mesazhin e moderatores.

Kështu, ndërsa në rrjet u krijua debat për festimin e ditëlindjes së Luanës në dasmë, veprimi i Kidës nuk lë të kuptohet për ndonjë konflikt mes dy artisteve. ❤️