Reagon Edi Kuçi pas publikimit të sherrit me Joz Markun: “15 me 1 në konakun e tyre!”

Reagon Edi Kuçi pas publikimit të sherrit me Joz Markun: “15 me 1 në konakun e tyre!”

Pas publikimit të pamjeve që pretendohet se tregojnë përplasjen fizike mes Edi Kuçit dhe Joz Markut, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”.

Edi ka rishpërndarë në Instagram një fragment të videos, duke e shoqëruar me një mesazh të fortë, i cili duket se pasqyron versionin e tij për ngjarjen.

“Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, shkruan Edi.

Edi Kuçi via Instagram Story

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është shprehja “15 me 1”, me të cilën Edi lë të kuptohet se gjatë përplasjes ka qenë i vetëm përballë një grupi të madh personash.

Reagimi i tij vjen pas disa ditësh raportimesh dhe debatesh në rrjet lidhur me një konflikt të mundshëm mes tij dhe Joz Markut. Fillimisht nuk kishte pamje nga momenti i përplasjes, ndërsa më pas Edi u shfaq publikisht me një fashë në kokë, pa dhënë detaje për mënyrën se si ishte dëmtuar.

Tashmë, me publikimin e videos dhe reagimin e tij, Edi ka konfirmuar se pamjet lidhen me një ngjarje ku ai ka qenë i përfshirë. Megjithatë, ai nuk ka sqaruar se çfarë e shkaktoi konfliktin, ndërsa mbetet e paqartë edhe se kujt i referohet konkretisht me fjalët “pabesi” dhe “tradhti”.

Ndërkohë, Joz Marku ende nuk ka reaguar publikisht për pamjet. Të gjithë sytë janë tashmë nga versioni i tij për atë që ndodhi dhe rrethanat që çuan në këtë përplasje.