“Pse u ndave me babin?”/ Sara Hoxha rrëfen pyetjen prekëse të Poem dhe përgjigjen që e emocionoi…

Sara Hoxha via Instagram
Sara Hoxha via Instagram

Sara Hoxha ka ndarë një nga momentet më delikate dhe emocionale të jetës së saj si nënë, gjatë një interviste për X Media, ku foli hapur për raportin me vajzën e saj, Poem.

Influencuesja tregoi se pyetja më e vështirë që ka marrë ndonjëherë nga e bija lidhej pikërisht me ndarjen e saj nga reperi i njohur Ledri Vula.

“Një pyetje shumë e vështirë që Poi më bëri para pak kohësh ishte pse jam ndarë unë dhe Ledri,” – rrëfeu Sara.

Ajo tregoi se kishte zgjedhur t’i përgjigjej vajzës me shumë sinqeritet dhe me fjalë të thjeshta, që një fëmijë mund t’i kuptojë lehtësisht. Sara i kishte shpjeguar se marrëdhënia mes saj dhe Ledrit nuk po funksiononte më dhe se nuk po merreshin vesh si më parë.

Por ajo që e preku më shumë ishte reagimi i vogëlushes, e cila me shpresë e pyeti:

“Po ju mund ta rregulloni?”

Sara tha se iu përgjigj me shumë kujdes, duke i treguar se kishin provuar ta rregullonin raportin, por nuk kishte funksionuar dhe se ky ishte vendimi më i mirë për të gjithë.

Në fund, ajo theksoi rëndësinë e komunikimit të hapur me fëmijët, sidomos në situata të ndjeshme si ndarja e prindërve.

Sipas Sarës, është shumë e rëndësishme që një fëmijë të marrë shpjegime të qarta dhe të ndjejë siguri emocionale, në mënyrë që të mos mbetet me pikëpyetje që mund ta rëndojnë psikologjikisht.