Eliminimi i Olës nga “Ferma VIP” vijon të sjellë reagime të forta, ndërsa së fundmi në qendër të vëmendjes kanë përfunduar edhe familjarët e saj.
Pas largimit të ish-banores nga reality show, në profilin e saj në Instagram u publikuan disa mesazhe të gjata nga familja, ku flitej për presionin emocional dhe valën e kritikave që ajo po përjeton pas incidentit me moderatoren Arbana Osmani.
Megjithatë, postimet u fshinë vetëm pak minuta më vonë, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen në rrjet.
Në reagimet e publikuara, familjarët kërkonin më shumë maturi nga publiku dhe theksonin se askush nuk është perfekt për të gjykuar tjetrin pa mëshirë.
Por pjesa që mori më shumë vëmendje ishte një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Arbana Osmanit.
Familjarët përdorën pikërisht frazën që moderatorja tha në fund të spektaklit pas incidentit: “Nuk ka rëndësi çfarë ju thonë, por si reagoni kur jua thonë.”
Më pas, ata shtuan një koment që u interpretua si kritikë e hapur ndaj mënyrës si u menaxhua situata:
“Dikush reagon ballë për ballë, e dikush nuk ka nevojën apo guximin ta bëjë këtë, por e bën përmes një skuadre që e ndjek nga pas.”

Screenshot
Edhe pse postimet u zhdukën shpejt nga profili i Olës, screenshot-et vazhdojnë të qarkullojnë masivisht në rrjetet sociale, duke mbajtur gjallë debatin pas eliminimit të saj.




