Londrim Mekaj ka tërhequr vëmendjen në TikTok me një postim plot humor, ku ka vendosur të tregojë se sa shumë ka ndryshuar pamja e tij ndër vite.
Ai ka publikuar fillimisht një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet ende vogëlush, duke e shoqëruar imazhin me fjalën “Abra”.

Londrim Mekaj via TikTok
Më pas, në video shfaqet një fotografi e ditëve të sotme, ku Londrimi është krejtësisht i rritur dhe me një look shumë ndryshe. Mbi këtë fotografi shkruhet “Kadabra”.
Për ta bërë edhe më argëtues ndryshimin, ai e ka shoqëruar postimin me shprehjen:
“ABRA KADABRA” ✨

Londrim Mekaj via TikTok
Kontrasti mes dy fotografive ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa postimi ka grumbulluar mijëra pëlqime në TikTok.
Nga vogëlushi me flokë të errët te pamja e sotme me flokë shumë të shkurtër dhe më të çelët, transformimi i Londrimit është i dukshëm.
Me këtë postim, ai duket se ka zgjedhur ta tregojë ndryshimin e tij ndër vite me humor dhe pak “magji”, duke e kthyer fëmijërinë në një “Abra” dhe versionin e sotëm në “Kadabra”.




