Në qendër të vëmendjes pas debatit me Arbanën, Fabjola habit me veprimet para kamerës...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Pas incidentit që shkaktoi reagime të shumta në “Ferma VIP”, ku Fabjola Elezaj përdori gjuhë fyese ndaj moderatores Arbana Osmani, vëmendja e publikut vijon të mbetet tek çdo veprim i saj brenda shtëpisë.

Së fundmi, një video e shkëputur nga kamerat e formatit është bërë virale në rrjet, ku Ola shfaqet në ambientet e përbashkëta duke parë direkt nga kamera.

Në pamje, ajo vendos kapuçin e xhupit të zi dhe nis të bëjë disa mimika dhe shprehje të pazakonta të fytyrës, të shoqëruara me buzëqeshje të lehta dhe shikime që janë interpretuar nga ndjekësit si sfiduese.

Instagram Reel
DYAlcrwDNK_

Videoja ka nxitur reagime të shumta online, ndërsa publiku vazhdon të komentojë sjelljen e saj në prag të televotimit penalizues që pritet të vendosë për fatin e saj në garë.