“Ndoshta gjej një partner që do të jetë baba për fëmijët e mi” – Juliana Nura flet hapur për të ardhmen mes pritjes së binjakëve...

Juliana Nura via Instagram
Juliana Nura via Instagram

Fituesja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka publikuar episodin e dytë të dokumentarit të saj “Eagle Queen”, ku ndan momente personale dhe emocionale nga rrugëtimi drejt mëmësisë.

Në dokumentar, Xhuli zbulon se personi i parë që telefonoi pasi mori lajmin se testi i shtatzënisë kishte rezultuar pozitiv ishte gjyshja e saj 96-vjeçare, e cila jeton në Finlandë. Ajo e përshkruan atë moment si një nga më emocionuesit e jetës së saj.

Juliana flet gjithashtu pa rezerva për vendimin që mori për t’iu nënshtruar fertilizimit in vitro (IVF), duke pranuar se u përball me kritika dhe paragjykime në rrjetet sociale. Megjithatë, ajo thekson se nuk lejoi që komentet e të tjerëve ta largonin nga ëndrra për t’u bërë nënë.

Një nga deklaratat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo për jetën e saj sentimentale:

“Nesër ndoshta martohem, gjej një partner shumë të mirë, do të jetë prind e babai për fëmijët e mi, pse jo.”

Me këtë deklaratë, Juliana la të kuptohet se, edhe pse po përgatitet të mirëpresë binjakët, mbetet e hapur ndaj mundësisë për të ndërtuar një familje me partnerin e duhur në të ardhmen.

Dokumentari sjell edhe pamje ekskluzive nga festa e saj “Baby Shower”, ku morën pjesë familjarë, miq të afërt dhe figura të njohura publike, mes tyre edhe aktivistja Vasfije Krasniqi.

Përmes “Eagle Queen”, Juliana Nura po ndan me publikun hap pas hapi rrugëtimin e saj drejt mëmësisë, duke rrëfyer përjetimet, sfidat dhe emocionet që e kanë shoqëruar në këtë kapitull të ri të jetës së saj.