"Natën e mirë k*cka"/Reagimi i Landit ndez rrjetin...

"Natën e mirë k*cka"/Reagimi i Landit ndez rrjetin...

Tensionet e fundit në Big Brother VIP Albania 5 kanë sjellë reagime jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe nga njerëzit e afërt të banorëve jashtë saj.

Pas përplasjeve dhe akuzave të forta të bëra nga Miri ndaj produksionit, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga miku i tij, Landi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka dalë hapur në mbështetje të Mirit, duke theksuar se ai po sulmohet padrejtësisht dhe se do të qëndrojë pranë tij pa asnjë hezitim.

Landi Fornia via Instagram Story

Në mesazhin e publikuar, Landi është shprehur me tone të forta dhe emocionale, duke nënvizuar besnikërinë e tij ndaj mikut dhe duke reaguar ndaj kritikave që po qarkullojnë në rrjet dhe në publik.

Në fund të reagimit, ai përdori edhe një shprehje provokuese, që duket si një mesazh i drejtpërdrejtë për kritikët e Mirit, duke shtuar më tej debatet që kanë përfshirë këtë situatë.