Moza “thumbon” me humor Eduart Grishajn në “Ferma VIP” – reagimi i Arbanës po bën xhiron e rrjetit...

Moza “thumbon” me humor Eduart Grishajn në “Ferma VIP” – reagimi i Arbanës po bën xhiron e rrjetit...

Një moment spontan mes Mimoza Ahmeti dhe Zhaku në oborrin e Ferma VIP është kthyer në një nga videot më virale të momentit.

Gjatë bisedës, Mimoza Ahmeti foli pa filtra për moderatoren Arbana Osmani dhe bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

Shkrimtarja pranoi fillimisht se para nisjes së spektaklit kishte pasur paragjykime për Arbanën, por tha se mendimi i saj kishte ndryshuar gjatë këtij rrugëtimi televiziv dhe se tashmë i pëlqen mënyra sesi ajo moderon programin.

Por momenti që mori më shumë vëmendje ishte komenti i saj për Eduart Grishaj, për të cilin u shpreh me nota humori dhe admirim:

“Le ai burri vetë njëherë si ishte… ëndërr.”

Videoja u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale dhe nuk kaloi pa reagimin e vetë çiftit.

Eduart Grishaj e mori situatën me humor, duke postuar videon në Instagram me mbishkrimin:

“E kapa prime-in dhe unë.”

Ndërsa Arbana Osmani reagoi po ashtu me sportivitet dhe të qeshura:

“Hahahha ondërr! Vdiqa.”

Arbana Osmani via Instagram Story

Reagimet e tyre kanë bërë që momenti të shpërndahet masivisht online, ndërsa fansat po e cilësojnë si një nga skenat më spontane dhe argëtuese të këtij sezoni të Ferma VIP.