Finalja e Big Brother Albania u shoqërua me surpriza të shumta për banorët, kryesisht nga familjarët e tyre, por një nga momentet më të veçanta ishte ai dedikuar moderatorit Ledion Liço, i cili mbeti plotësisht i befasuar.
Pak para ndërprerjes për publicitet, në monitor u shfaq nëna e tij, e cila me fjalë të ngrohta shprehu krenarinë për djalin dhe rrugëtimin e tij. Emocioni u shtua edhe më shumë nga letra e djalit të tij të vogël, ku ai shprehte dashurinë e madhe për të atin dhe lumturinë që ka një figurë të tillë në jetën e tij.
Ishte Arbër Hajdari ai që theu heshtjen duke thënë se “Vëllai i Madh gjithmonë të lë pa fjalë”. Ndërsa Ledioni, mes lotësh dhe emocionesh të forta, pas një pauze u shpreh: “Unë dhe shumë nga e gjithë kjo meritojmë Sara Hoxhën”, duke treguar edhe një herë respektin dhe mirënjohjen që karakterizon raportin mes tyre.




