Gjesti është shfaqur sërish në rrjetet sociale me një mesazh për fansat e tij, duke pranuar se i kanë munguar shumë dhe duke paralajmëruar se rikthimi i tij do të jetë shumë i shpejtë. Megjithatë, vëmendjen e ndjekësve e ka marrë edhe një tjetër video, ku këngëtari shihet në një telefonatë plot humor me mikun e tij, DJ Gimbo.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Gjesti shihet duke drejtuar makinën, ndërsa u drejtohet ndjekësve me fjalë të përzemërta dhe humorin që e karakterizon.
“Ku jeni, pash familjen? Kuhhh, më ka marrë malli për ju. Dinë, pasha Zotin, shumë jeni tu më mungu. Qetash po ia di vlerën, veç qetash e di sa po më doni ju mu. Po unë, budall, unë lop”, shprehet ai.
Në një moment, këngëtari vëren disa fansa në një makinë tjetër, të cilët e përshëndesin sapo e shohin. Gjesti ua kthen përshëndetjen me dorë dhe nuk e fsheh emocionin nga ky takim.
“Mfal, mfal. Hej, hello! A pe sheh dashnia? Kqyre dashnia”, thotë ai me entuziazëm.
Më tej, Gjesti u premton ndjekësve se do të rikthehet shumë shpejt, duke treguar se energjia e tij mbetet e njëjtë.
“Shumë shpejt, baba. Kingu, mbreti, mbreti. S’din mu shtjerr kjo energji”, shprehet këngëtari.
Ai pranon gjithashtu se kohët e fundit ka qenë më pak aktiv në rrjetet sociale, por thekson se çdo problem ka një zgjidhje.
“E di që kom mungu, e di që jom kon pasiv, jo aktiv, por problemet kryhen. Gjithmonë kryhen problemet, gjithmonë ka zgjidhje. Unë do jem aty për ju”, përfundon ai mesazhin e tij.
Gjesti via Instagram Story
Por, krahas mesazhit për fansat, Gjesti ka publikuar edhe një video tjetër që ka tërhequr vëmendjen. Këtë herë, ai shihet duke telefonuar mikun e tij, DJ Gimbo, në një bisedë që shndërrohet shpejt në një moment komik.
Gjatë telefonatës, Gjesti i tregon se po e pret te pompa, ndërsa DJ Gimbo i thotë se duhet të shkojë te autolarja.
I habitur, këngëtari e pyet se ku ndodhet autolarja, ndërsa miku i tij ia shpjegon se pompa gjendet prapa saj.
“A nuk e din ku është autolarja?”, e pyet DJ Gimbo, ndërsa Gjesti i përgjigjet: “Po, po e di ku është”.
Krahas videos, Gjesti ka shkruar me humor: “Nervoz pak po shnosh”, duke i dhënë situatës edhe më shumë nota komike.
Gjesti via Instagram Story
Me këto postime, këngëtari duket se po rikthehet gradualisht në komunikimin me ndjekësit, duke ndarë momente nga përditshmëria e tij dhe duke lënë të kuptohet se shumë shpejt do të jetë sërish më aktiv në rrjetet sociale.




