Një moment i sinqertë dhe personal është zhvilluar së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku në qendër kanë qenë Mateo dhe Brikena.
Dyshja kanë lënë mënjanë lojën për të zhvilluar një bisedë të hapur mbi ndjenjat dhe eksperiencat në marrëdhënie. Gjatë këtij diskutimi, Mateo ka treguar një anë më të ndjeshme të karakterit të tij, duke pranuar se xhelozia ka qenë një problem për të në të kaluarën.
Ai rrëfeu se më parë ka qenë shumë xheloz dhe, edhe pse ka punuar me veten për ta kontrolluar, sërish e ndjen si pjesë të karakterit të tij.
Megjithatë, reagimi i Brikenës ka qenë i papritur, pasi ajo u shpreh se i pëlqejnë meshkujt xhelozë. Pavarësisht kësaj, Mateo nuk e ka parë këtë si diçka pozitive dhe ka theksuar se nuk ndihet mirë me këtë tipar.
Ai u shpreh hapur se e konsideron një dobësi dhe do të dëshironte të mos e kishte, duke treguar një reflektim të thellë mbi veten dhe sjelljen në marrëdhënie.
Nga ana e saj, Brikena sqaroi se nuk e mbështet nxitjen e xhelozisë apo provokimet në çift, duke e konsideruar atë një ndjenjë negative. Biseda mes tyre u mbyll me pranimin e sinqertë të Mateos për këtë “luftë” të brendshme që ende vazhdon.




