Loredana Brati ka reaguar për herë të parë ndaj aludimeve që e lidhnin me një romancë të mundshme me Gjesti.
Zërat nisën pas deklaratave të Xheneta Fetahu, e cila la të kuptohej se dyshonte për një afrim mes ish-partnerit të saj dhe Loredanës.
Por gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “UËTËFË Live”, Loredana i mohoi prerazi këto pretendime, duke theksuar se raporti i saj me Gjestin ka qenë gjithmonë shoqëror.
“Unë Gjestin e kam parë gjithmonë si vëlla të vogël. Nuk mund të krijoj lidhje me dikë që e shoh në atë mënyrë,” – u shpreh ajo.
Ajo shtoi gjithashtu se prej kohësh nuk kanë pasur komunikim dhe se nuk e sheh këngëtarin si pjesë të preferencave të saj në marrëdhënie.
Loredana komentoi edhe fotot që qarkulluan në rrjet, ku të dy shfaqeshin në të njëjtin ambient, duke sqaruar se gjithçka kishte qenë rastësi.
“Ishte krejt rastësisht. Kur mora vesh që ishte aty, thashë ‘s’ka problem’, sepse nuk kam pasur asnjëherë pëlqim për të,” – deklaroi ajo.
Me këtë reagim, Loredana duket se ka dashur t’i japë fund njëherë e mirë spekulimeve që po qarkullonin prej ditësh në rrjetet sociale.




