Një zhvillim i papritur ka ndodhur gjatë transmetimit live të “Ferma VIP 3”, ku konkurrenti Khuba ka vendosur të largohet nga gara me dëshirën e tij.
Gjatë spektaklit, ai shpjegoi se arsyeja kryesore e këtij vendimi ishte vështirësia për t’u përshtatur me jetesën në grup. Sipas tij, fakti që është mësuar të jetojë vetëm e ka bërë të vështirë bashkëjetesën me shumë persona në të njëjtin ambient.
Vendimi i tij ka surprizuar banorët e tjerë, por edhe publikun që po ndjek zhvillimet e reality show-t.
Tashmë mbetet për t’u parë se si ky largim i papritur do të ndikojë në rrjedhën e lojës dhe në marrëdhëniet mes konkurrentëve që vazhdojnë garën.




