Jeta sentimentale e Egli Takos ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, sidomos pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania 4, ku ajo ishte një nga finalistet.
Së fundmi, Egli ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme që ata i kanë drejtuar.
Mes tyre, një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo që lidhej me statusin e saj romantik: “A je në një lidhje dashurie?”.
Kësaj here, Egli vendosi të mos lërë vend për aludime apo kuriozitet, duke dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Meqenëse është gjithashtu një pyetje tjetër shumë e shpeshtë në këtë ask (edhe pse kurrë s’do e kuptoj për çfarë ndihmon si informacion): Jo, nuk jam”, shkroi ajo.

Egli Tako via Instagram Story
Kështu, ish-finalistja e BBV4 konfirmoi se aktualisht është single.
Përgjigjja e saj erdhi me dozën e zakonshme të humorit dhe ironisë, teksa Egli la të kuptohet se nuk e kupton përse statusi i saj sentimental përbën kaq shumë interes për publikun.




