"Komisioni qëndror i kuc*ave"/Rogert Sterkaj publikon foton e Ledion Liços me Monika Lubonjën dhe Eli Farën...

Rogert Sterkaj via Instagram
Rogert Sterkaj via Instagram

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, ka trazuar sërish rrjetet sociale me një publikim ku shfaqen Ledion Liço, Monika Lubonja dhe Eli Fara. Krahas fotografisë, ai ka ndarë edhe një mesazh të fortë, duke kritikuar qëndrimet e personazheve të njohur lidhur me debatet e fundit në rrjet.

Postimi vjen në një kohë kur emrat e Monika Lubonjës dhe Eli Farës janë përmendur në diskutimet që pasuan shpërndarjen e videove private të lidhura me kompozitorin Adrian Hila.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen në publikimin e Sterkajt është edhe prania e moderatorit Ledion Liço në fotografinë me dy artistet, veçanërisht duke pasur parasysh kritikat që ish-banori ka adresuar më herët ndaj tij.

Në përshkrimin e fotos, Rogerti ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij, duke akuzuar personazhet se po justifikojnë pabesinë bashkëshortore në emër të lirisë dhe emancipimit.

“Të tre kanë një gjë të përbashkët: në emër të lirisë dhe emancipimit, po relativizojnë pabesinë bashkëshortore dhe po e paraqesin gruan shqiptare si një figurë të dobët, pa dinjitet e pa parime!”, shkruan ai.

Më tej, Sterkaj i është drejtuar drejtpërdrejt Eli Farës, duke theksuar se, sipas tij, çështja nuk lidhet thjesht me mënyrën se si shoqëria e percepton seksualitetin, por me tradhtinë dhe marrëdhëniet me persona të martuar.

“Eli Fara, jo të gjithë shqiptarët e kanë tabu seksin! Por shumë prej nesh e kanë TABU tradhtinë, lidhjet me persona të martuar dhe normalizimin e pabesisë!”, shprehet ish-banori.

Ai ka vijuar me kritikat edhe ndaj Monika Lubonjës, duke kundërshtuar atë që e konsideron mbështetje publike për një mentalitet të tillë.

“Dhe nëse ti e Monika e mbroni publikisht këtë mentalitet, mos prisni që të gjithë t’ju duartrokasin!”, ka shkruar ai.

Instagram Post
DeRrr8Luky8

Në fund të reagimit, Rogert Sterkaj ka përmbledhur qëndrimin e tij me një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha: “EMANCIPIMI NUK ËSHTË JUSTIFIKIM PËR PABESINË!”

Publikimi i tij rikthen në vëmendje debatin që ka përfshirë personazhe të njohur të artit dhe televizionit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Ledion Liço, Monika Lubonja apo Eli Fara do të reagojnë ndaj deklaratave të ish-banorit.