Xhodi dhe Kristi janë rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi disa foto të fundit të publikuara në rrjet kanë ngritur dyshime të forta për një afrimitet mes tyre.
Sipas asaj që është vënë re nga ndjekësit, të dy kanë shpërndarë imazhe nga i njëjti destinacion, me detaje që përputhen, duke shtuar aludimet se mund të jenë duke kaluar pushime së bashku. Këto “rastësi” nuk kanë kaluar pa u vënë re, duke u komentuar gjerësisht online.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht një lidhje apo udhëtim të përbashkët, detajet nga fotot kanë qenë të mjaftueshme për të bindur një pjesë të publikut se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi.
Kjo situatë ka rikthyer interesin për raportin e tyre, i cili prej kohësh ka qenë subjekt spekulimesh dhe diskutimesh në rrjet.






