Jonida Vokshi ka përcjellë një mesazh domethënës në rrjetet sociale, në një periudhë të vështirë për mikeshën e saj të afërt, Monika Lubonjën.
Prezantuesja dhe aktorja ka publikuar në Instagram një fotografi, të cilën e ka shoqëruar me fjalët:
“Nuk janë fjalët, por prania, ajo që ka rëndësi!”

Jonida Vokshi via Instagram Story
Edhe pse Jonida nuk e përmend drejtpërdrejt Monikën dhe nuk i referohet konkretisht situatës që e ka vendosur aktoren në qendër të vëmendjes ditët e fundit, mesazhi i saj është interpretuar si një formë mbështetjeje indirekte për mikeshën.
Në vend të një deklarate publike apo një reagimi të drejtpërdrejtë, Jonida duket se ka zgjedhur të përcjellë idenë se mbështetja e vërtetë nuk ka gjithmonë nevojë të bëhet publike.
Një mesazh që sjell në vëmendje faktin se, në momente të vështira, prania dhe mbështetja personale mund të kenë më shumë rëndësi sesa fjalët apo postimet në rrjetet sociale.




