Sekreti i letrës së shumëpërfolur të Indritit për Vanesën po vazhdon të ndezë diskutimet brenda dhe jashtë Ferma VIP.
Edhe pse banorët e tjerë nuk dinë ende asgjë për përmbajtjen e saj, Indriti ka vendosur t’ia tregojë këtë prapaskenë vetëm Klevisës, me të cilën duket se ka krijuar një afërsi të veçantë ditët e fundit.
Gjithçka nisi gjatë Prime-it të së premtes, kur moderatorja Arbana Osmani e pyeti nëse dëshironte që letra të lexohej menjëherë apo të priste deri të hënën, kur Vanesa të ishte e pranishme në studion live.
Indriti zgjodhi të presë, duke dashur që mesazhi i tij të dëgjohej në praninë e saj.
Më pas, gjatë një bisede private me Klevisën, ai vendosi të zbulojë gjithçka, por jo pa i kërkuar fillimisht diskrecion total.
“Ta them vetëm ty diçka, mos ia thuaj kërkujt… I kam shkruar një letër Vanesës”, i tha ai.
Deklarata e tij ka rritur edhe më shumë kuriozitetin e publikut, i cili tashmë pret Prime-in e së hënës për të zbuluar përmbajtjen e plotë të letrës dhe reagimin e Vanesa ndaj fjalëve të Indritit.




