Një lajm i bukur ka emocionuar fansat e “Big Brother VIP Kosova 3”. Ana dhe Kevini kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Çifti, historia e dashurisë së të cilëve nisi brenda shtëpisë së famshme, ndau lajmin përmes një postimi të përbashkët në Instagram, duke konfirmuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Në fotografitë e publikuara, të realizuara mes një fushe me grurë, dyshja shfaqet më e lumtur se kurrë. Kevini përqafon barkun e rrumbullakosur të Anës, ndërsa emocionet përcillen edhe përmes mbishkrimit të postimit:
“Nga dy zemra në tri.”
Lajmi është pritur me urime të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët kanë përgëzuar çiftin për këtë etapë të re në jetën e tyre.
Romanca e Anës dhe Kevinit lindi gjatë rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Kosova 3”, ndërsa pas përfundimit të spektaklit ata vazhduan lidhjen larg kamerave, duke dëshmuar se marrëdhënia e tyre ishte më e fortë se sa një histori brenda formatit.
Tashmë, çifti po përgatitet për sfidën më të bukur të jetës, prindërimin. Për momentin, ata nuk kanë zbuluar ende gjininë e foshnjës, por ndjekësit presin me padurim detajet e radhës nga kjo pritje e ëmbël.




