Gaz Paja habit ndjekësit me transformimin e ri në pamje...

Gaz Paja habit ndjekësit me transformimin e ri në pamje...

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, ka tërhequr vëmendjen në rrjet pas paraqitjes së tij më të fundit publike.

I njohur prej vitesh për look-un e tij klasik me flokë të shkurtër dhe stil më formal, aktori këtë herë është shfaqur krejt ndryshe. Në vend të modelit të zakonshëm, Gazi është parë me flokë të gjata kaçurrela dhe një pamje më natyrale, duke surprizuar jo pak ndjekësit.

Transformimi i tij ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat kanë komentuar ndryshimin e papritur dhe faktin që aktori duket i gatshëm të eksperimentojë vazhdimisht me stilin personal.

Pamja e re me kaçurrela dhe mjekër krijon një kontrast të fortë me imazhin elegant dhe të kuruar me të cilin publiku ishte mësuar ta shihte ndër vite.