FOTO/ Londrimi dhe Ludo “përplasen” në Milano, por ja çfarë ndodhi mes dy ish-banorëve...

FOTO/ Londrimi dhe Ludo “përplasen” në Milano, por ja çfarë ndodhi mes dy ish-banorëve...

Një detaj nga Milano Fashion Week ka tërhequr vëmendjen e fansave të “Big Brother VIP Kosova 4”, pasi dy ish-banorët, Londrim Mekaj dhe Ludo Lee, janë shfaqur në të njëjtin event.

Të dy kanë publikuar pamje nga sfilata e Philipp Plein, duke nxitur menjëherë kuriozitetin në rrjet: a ishin takuar dy ish-banorët gjatë eventit?

Londrim Mekaj via Instagram Story

Ludo Lee via Instagram Story

Por, sipas asaj që raporton Prive By LS, prania e Londrimit dhe Ludos në të njëjtin vend ka qenë thjesht një rastësi.

Burime të Prive By LS bëjnë me dije se dyshja nuk është takuar dhe nuk ka pasur kontakt mes tyre gjatë eventit.

Detaji bëhet edhe më interesant duke pasur parasysh historinë e tyre në BBVK4. Londrimi u shpall fitues i edicionit, ndërsa Ludo Lee e përfundoi rrugëtimin në vendin e tretë.

Ndërkohë, Milano Fashion Week po zhvillohet nga 22 deri më 28 shtator, me një program të pasur me sfilata, prezantime dhe evente të modës.

Kështu, edhe pse Londrimi dhe Ludo ndodheshin në të njëjtin event në Milano, këtë herë nuk pati një takim mes dy ish-banorëve.