Familjarët e Sara Karajt shpërthejnë pas incidentit me Bujakën: “Fituesi i vërtetë është ai që zgjat dorën”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Debatet pas sfidës së fundit për imunitet në “Ferma VIP” vazhdojnë të ndezin rrjetin dhe tashmë reagimet kanë dalë edhe jashtë mureve të fermës.

Megjithëse DJ Bujaka arriti të siguronte fitoren në lojë, mënyra se si u zhvillua sfida ka sjellë shumë polemika mes banorëve dhe publikut. Sara Karaj pretendoi se gjatë lojës ishte përdorur forcë e tepërt fizike, ndërsa të njëjtin mendim ndanë edhe disa nga fermerët e tjerë.

Pas gjithë situatës, familjarët e Sarës kanë reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë kritikuar jo vetëm incidentin fizik, por edhe sjelljen pas tij.

Sipas tyre, ajo që i ka zhgënjyer më shumë ka qenë mungesa e empatisë dhe indiferenca ndaj gjendjes së Sarës pas përplasjes.

“Asnjë reagim, asnjë pyetje për gjendjen e saj. Nuk është problemi te fitorja, por te mënyra si u përdor forca dhe si u menaxhua situata më pas,” – thuhet në reagim.

Familjarët theksojnë se një garë nuk duhet të humbasë kurrë dimensionin njerëzor dhe se karakteri i vërtetë i një personi duket në mënyrën si sillet pasi e fiton betejën.

“Fitues nuk është ai që rrëzon tjetrin, por ai që di t’i zgjasë dorën pasi bie,” – përfundon mesazhi i tyre.

Instagram Reel
DYO08sxtzFa

Ngjarja ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku vijon të debatojë mbi atë që ndodhi gjatë sfidës dhe mënyrën si u menaxhua situata nga banorët.