Këngëtarja Fifi ka reaguar publikisht përmes një transmetimi live në Instagram, pas aludimeve që kanë qarkulluar ditët e fundit në lidhje me videot intime dhe identitetin e personave që pretendohet se shfaqen në to.
Emri i Fifit është përmendur në rrjet në lidhje me një prej materialeve, por këngëtarja ka mohuar kategorikisht se personi në video është ajo.
Gjatë transmetimit live, Fifi ka deklaruar se nuk e njeh personin me të cilin është lidhur emri i saj në këto aludime dhe se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim me të.
“Nuk e di as ku e ka studion në fjalë, as që kam bashkëpunuar ndonjëherë me të”, është shprehur ajo.
Këngëtarja i ka cilësuar pretendimet si shpifje dhe dëmtim të imazhit, duke theksuar se situata nuk po ndikon vetëm tek ajo, por edhe te familja e saj.
“Po më shqetësoni mua, familjen time”, ka thënë Fifi.
Për të kundërshtuar më tej pretendimin se personi në video është ajo, Fifi ka sjellë në vëmendje edhe ndryshimin në pamjen e saj fizike gjatë periudhës kur pretendohet se janë realizuar materialet.
“Në kohën kur pretendohet që janë bërë këto video, unë kam qenë 110 kilogramë dhe ndoshta ka qenë periudha kur kam qenë shtatzënë”, deklaroi këngëtarja.
Ajo ka përmendur gjithashtu tatuazhet e saj, duke theksuar se trupi i saj është i mbuluar me tatuazhe dhe se këto mund të shërbejnë si një element dallues.
Reagimi i Fifit vjen në një kohë kur në rrjetet sociale po qarkullojnë pretendime të shumta dhe të pakonfirmuara për identitetin e personave që shfaqen në këto materiale.
Megjithatë, deri tani identiteti i personave në videot e përfolura nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur, ndaj pretendimet që qarkullojnë në rrjet mbeten të tilla.




