Elton Tozaj zbulon emrin e parë që pritet të bëhet pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”!

Elton Tozaj zbulon emrin e parë që pritet të bëhet pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”!

Teksa përgatitjet për sezonin e gjashtë të “Big Brother VIP Albania” po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje, gazetari Elton Tozaj ka zbuluar emrin e parë që, sipas tij, pritet të jetë pjesë e këtij edicioni.

I ftuar në emisionin “Radar”, Tozaj ka përmendur Lim Hotin, ish-konkurrentin e “Big Brother VIP Kosova”, duke pretenduar se ai do të bëhet pjesë e formatit në Shqipëri.

“Unë e kam thënë më përpara se një nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova do të jetë këtë sezon në Big Brother VIP Albania. Dhe ky është rasti: Lim Hoti do të jetë banor në Big Brother VIP Albania”, deklaroi gazetari.

Me këtë deklaratë, Tozaj i është rikthyer një paralajmërimi të bërë më herët, kur kishte thënë se në kastin e sezonit të ri mund të përfshihej edhe një ish-konkurrent i formatit kosovar, pa zbuluar identitetin e tij.

Mbetet për t’u parë nëse emri i Lim Hotit do të konfirmohet zyrtarisht nga produksioni dhe cilët do të jenë personazhet e tjerë që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.