Pas daljes nga BBV rrjeti u mbush me aludime për një krisje në marrëdhënien e Armir Shahini me bashkëshorten e tij. Por duket se gjithçka ka qenë thjesht… zhurmë mediatike!
Miri, pjesë e grupit West Side Family, dhe partnerja e tij Rabea kanë zgjedhur një mënyrë të thjeshtë, por shumë domethënëse, për të treguar realitetin e marrëdhënies së tyre.
Këtë fundjavë, Rabea ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të qenë pranë tij, duke rrëzuar çdo dyshim për një distancë emocionale mes tyre. Ajo ndau në Instagram një selfie krah Mirit, ku të dy shfaqen të qeshur dhe të qetë.
Përshkrimi ishte i shkurtër – “Ju përshëndesim” – i shoqëruar me një zemër, por detaji që mori gjithë vëmendjen ishte kënga në sfond: “Në krahët e tua do jem”, një hit i njohur i West Side Family, që u interpretua si një mesazh i qartë dashurie dhe harmonie.

Ky moment vjen pak ditë pasi Miri kishte sqaruar publikisht se mungesa e bashkëshortes në disa momente nuk lidhej me probleme në çift, por me angazhimet e saj në Gjermani.
Tani që janë bashkë në Tiranë, dyshja duket se ka lënë pas çdo presion dhe spekulim, duke treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon e fortë dhe e qëndrueshme.




