“Dinjitetin e kam të shtrenjtë”/ Aurela Gaçe reagon ashpër pasi u cilësua “armike” në protesta...

Aurela Gace via Instagram
Aurela Gace via Instagram

Aurela Gaçe ka reaguar publikisht pasi fotografia e saj u përfshi në posterat e vendosur gjatë protestave në Tiranë, ku disa figura publike janë etiketuar si “armiq” për shkak të perceptimit se nuk kanë mbështetur publikisht kauzën e protestuesve.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, këngëtarja publikoi fotografinë e afishuar, por edhe disa nga reagimet dhe postimet e saj të mëparshme lidhur me protestat, duke theksuar se angazhimi i saj qytetar nuk ka nisur sot.

“Kam dalë në protesta unë qysh studente e për Armët Kimike, e kam protestuar me gjithë qenien time edhe me tekste shumë të forta këngësh… Madje, kam qenë edhe në shesh krah popullit tim edhe tani,” shkroi ajo.

Aurela kritikoi ashpër mënyrën se si, sipas saj, po gjykohen njerëzit për mënyrën se si zgjedhin të shprehin mbështetjen e tyre, duke theksuar se askush nuk mund t’i diktojë se si duhet ta dojë vendin e saj.

“Mua nuk më tregon as dikton dot askush se si ta dua vendin tim. Nëse ankoni për diktaturë, atëherë përse ti vetë dikton se si duhet të sillemi? A nuk është dhunë edhe kjo?”, u shpreh artistja.

Në reagimin e saj, Aurela Gaçe ndau edhe shqetësimet personale për realitetin social në vend. Ajo foli për prindërit pensionistë, familjarët që kanë emigruar dhe pasiguritë që ndien si nënë për të ardhmen e fëmijëve të saj.

Kam dilemat e çdo prindi për të ardhmen, të cilën kam frikë se nuk e shoh këtu. Populli nuk është i lumtur… Dinjitetin e kam shumë më të shtrenjtë se çdo gjë tjetër,” përfundoi këngëtarja.

Aurela Gace via Instagram Story

Reagimi i Aurela Gaçes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, duke sjellë në vëmendje debatin mbi mënyrën se si figurat publike përfshihen dhe gjykohen në çështje me interes publik.